• Platforma për Menaxhimin e Kontratave të Mençura Click orkestron të gjithë akterët e interesit në ekosistemin e bujqësisë dhe Prodhimit Ushqimor për të menaxhuar rrjedhën e Parave, Inventarit dhe organizimin e te Dhënave.
  • Platforma Click ndihmon kompanitë bujqesore të menaxhojnë prodhimin e tyre, kontratat e ndryshme, rrjedhën e inventarit dhe aspektet tjera financiare.
  • Click ofron sisteme dixhitale POS për Tregtarët, kuleta elektronike për fermerët dhe instrumente pagesash për bizneset ndërmjetëse.
  • Institucionet financiare mund ta përdorin Platformën Click si një kanal të shpërndarjes së kredive dhe një sistem të dhënash për uljen e rrezikut.
Unë jam:
BKT bëhet pjesë e paltformës CLICK

BKT Kosova dhe Click Consulting bashkojnë forcat për tu ofruar mbështetje fermerëve në Kosovë BKT Kosova dhe Click Consulting nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për të ofruar mbështetje financiare të dedikuar për fermerët e listuar në platformën e Click Consulting. Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të zinxhirit të furnizimit bujqësor në Kosovë. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, BKT Kosova do të ofrojë mbështetje financiare për fermerët, duke siguruar që ata të kenë fondet e nevojshme për të përmirësuar dhe zgjeruar operacionet e tyre. Kjo nismë synon të forcojë sektorin bujqësor duke adresuar nevojat unike të fermerëve, duke forcuar […]

Partnerët tanë

Çfarë është Click Consulting?

Çfarë ofron Click Consulting?

CLICK për Kompanitë Grumbulluese

CLICK për Tregtarët
Tregtarët luajnë një rol të rëndësishëm në furnizimin me inpute për një ekosistem bujqësor. CLICK bashkëpunon dhe integron ofruesit kryesorë të inputeve që përfitojnë nga kontratat e mençura midis Kompanive të Kontraktuara dhe fermerëve. Meqënëse kontratat e mençura kanë një opsion subvencionimi/financimi, ato u mundësojnë tregtarëve të kenë çasje në shitje të mëdha të mallrave të tyre dhe të paguhen menjëherë nga subvencionuesi ose burimi financiar i kontratës së mençur. Pra, përmes partneritetit me CLICK, tregtarët e angazhuar në biznesin e shitjeve bujqësore mund të rrisin shitjet e tyre dhe të kenë akses tek një numër i madh fermerësh dhe kompanish grumbulluese.
CLICK për Fermerët
Nëse jeni një fermer aktiv dhe keni një kapacitet prodhimi të verifikueshëm, platforma CLICK mund t'ju ndihmojë nëse keni shitje të kontraktuara për produktet tuaja përmes partneritetit që ka me kompanitë mbledhëse. Kontrata e mençur mund t'ju ndihmojë të siguroni shitjet, gjë që mund të shërbejë si një masë për uljen e rrezikut për institucionin financiar që shqyrton aplikimin tuaj për një kredi. Ajo mund të ndihmojë gjithashtu në çasjen e inputeve me kredi që ofrojnë kompanitë mbledhëse në bashkëpunim me CLICK.
CLICK për Institucione Financiare
Institucionet financiare që aspirojne të rrisin ekspozimin e tyre në sektorin e bujqësisë mund të përfitojnë nga partneriteti me CLICK duke pasur akses në aplikimet e kontratave të mençura dhe duke financuar ato kontrata. Çdo institucion financiar ka mekanizmin e vet të riskut dhe të gjithë këta parametra risku mund të futen në rrjedhën e procesit të CLICK, në mënyrë që institucioni financiar të monitorojë lehtësisht rrjedhën e kontratës dhe të njoftohet për datën e pagesës.