BKT bëhet pjesë e platformës CLICK

BKT Kosova dhe Click Consulting bashkojnë forcat për tu ofruar mbështetje fermerëve në Kosovë

BKT Kosova dhe Click Consulting nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për të ofruar mbështetje financiare të dedikuar për fermerët e listuar në platformën e Click Consulting.

Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të zinxhirit të furnizimit bujqësor në Kosovë. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, BKT Kosova do të ofrojë mbështetje financiare për fermerët, duke siguruar që ata të kenë fondet e nevojshme për të përmirësuar dhe zgjeruar operacionet e tyre.

Kjo nismë synon të forcojë sektorin bujqësor duke adresuar nevojat unike të fermerëve, duke forcuar kështu tërë zinxhirin e furnizimit nga prodhimi deri në treg.

Përmes këtij partneriteti të nënshkruar sot nga z. Suat Bakkal, CEO dhe Antarë Bordi i BKT Kosova dhe Arton Celina, themelues dhe CEO i Click Consulting, do të integrohen shërbimet financiare në këtë ekosistem i cili synon përmirësimin e efikasitetit dhe promovimin e praktikave bujqësore të qëndrueshme.