Rreth Click Consulting
Click Consulting është platformë e integruar që synon të lidhë Bizneset, Klientët dhe palët e tjera në një ekosistem të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe biznesit efektiv. Platforma është krijuar për të ndjekur vizionin dhe misionin e saj dhe për t'u përmbajtur vlerave thelbësore në rrugëtimin e aktiviteteve të biznesit.
Vizioni
Në Click Consulting, vizioni ynë është të krijojme një të ardhme të qëndrueshme duke fuqizuar ndërmarrjet bujqësore përmes zgjidhjeve inovative dhe të gjelbra. Ne punojmë që të mundësojmë transferimin drejt një sektori bujqësor më të qëndrueshëm dhe të pergjegjshëm ndaj mjedisit.
Misioni
Misioni ynë është të udhëzojmë dhe mbështesim bizneset në sektorin bujqësor gjatë rrugëtimit të tyre drejt qëndrueshmërisë. Duke ofruar këshilla nga ekspertë, analitikë strategjike dhe zgjidhje praktike, ne synojmë të ndihmojmë klientët tanë të arrijnë objektivat e tyre mjedisore, të përmbushin rregulloret e Marrëveshjes së Gjelbër, dhe të përmirësojnë qëndrueshmërinë e tyre të përgjithshme.
Vlerat
Integriteti
Zotimi ndaj standardeve etike në të gjitha operacionet dhe bashkëpunimet tona.
Inovacioni
Aplikimi konsistent i zgjidhjeve teknologjike të avancuara për sfidat e qëndrueshmërisë.
Përsosmëria
Sigurimi i cilësisë kulminante në shërbimet tona këshilluese dhe konsultative.
Bashkëpunimi
Punojmë së bashku me klientët, komunitetet, dhe palët e tjera për të arritur qëllime të përbashkëta.
Përgjegjësia
Promovimi i praktikave të përgjegjshme që ndikojnë pozitivisht si në mjedis ashtu edhe në shoqëri.